Gara e supergolave (Video)

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka publikuar listën prej 10 golave pretendent për të fituar çmimin për golin më të mirë të vitit, të ashtuquajtur ‘FIFA Puskas Award’.

Ky çmim mban emrin e një prej legjendave të futbollit Ferenc Puskas. Kjo listë është shumë interesante për faktin se në të nominuarit për golin e vitit ka edhe gola të shënuara nga futbollistet femra.

Nga supergoli i Zlatan Ibrahimoviq në miqësoren Suedi-Angli te raketa e Neymar në Kupën e Konfederatave përballë Japonisë. 12 muajt e fundit kanë dhuruar gola me të vërtetë të mrekullueshëm, disa herë edhe të pamundur.

Ndaj dhe tifozët e futbollit duke filluar që sot (dje) mund të votojnë për golin e tyre të preferuar në ‘FIFA Puskas Award’.

Të nominuarit:

1. Zlatan Ibrahimoviq
2. Peter Ankersen
3. Lisa de Vanna
4. Antonio Di Natale
5. Panagiotis Kone
6. Daniel Luduena
7. Nemanja Matiq
8. Neymar
9. Louisa Necib
10. Juan Manuel Oliviera

Lajme të ngjashme

Back to top button