Zaev: Të bashkuar ta kthejmë demokracinë në Maqedoni (VIDEO)

Të bashkuar ta kthejmë demokracinë në Maqedoni, ka bërë thirrje lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, pas festimit të festës “Uji i Bekuar” në Strumicë, njofton Portalb.

“Vetëm edhe njëherë në fillim të kësaj deklarate dua të theksoj se pa rregullimin e mediumeve dhe standardeve profesionale në mediume nuk mund të ketë zgjedhje fer dhe demokratike. Pa pastrimin e Listës Zgjedhore nuk mund të ketë zgjedhje të rregullta në Republikën e Maqedonisë. Komisioni Shtetëror Zgjedhore është përgjegjëse dhe nën përgjegjësi penale e nënshkruan Listën Zgjedhore dhe sipas ligjit të 10 dhjetorit të ligjvënësit ka paraparë 85 ditë për pastrimin e Listës Zgjedhore. Nga sot, deri më 5 mars kur do të duhet të pastrohet Lista Zgjedhore dhe të jepet ekspertizë publike, ngelin edhe 45 ditë. LSDM në ditët në vijim do t’i sjellë vendimet për pjesëmarrje në Qeveri dhe për të gjitha hapat e mëtejshme. Pas asaj që ndodhi dje, apeloj deri te e gjithë bota demokratike dhe te të gjitha forcat demokratike të Republikës së Maqedonisë që bashkë ta kthejmë demokracinë në një platformë të përbashkët për shpëtimin e Maqedonisë. Maqedonia patjetër duhet ta kthejë demokracinë”, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. /Portalb

Повикувам на здружување за спас на МакедонијаГо повикувам целиот демократски свет, сите демократски сили во државата, сите интелектуалци, новинари, сите борци за слобода и демократија на заедничко здружување во една заедничка платформа за спас на Македонија. Македонија мора да ја врати слободата и демократијата!

Posted by Zoran Zaev on 2016-01-19

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button