Lajme të reja për WhatsApp

WhatsApp është një nga shërbimet më popullore për mesazhe, dhe si duket do të përhapet edhe më shumë në muajt në vazhdim, pasi ka vendosur t’i japë fund abonimit vjetor me pagesë.

Deri tani, WhatsApp ka qenë falas gjatë vitit të parë të përdorimit dhe pastaj përdoruesit duhet të paguanin 0.99 dollarë në vit. Kjo ka bërë që aplikacioni të mos funksiononte ashtu siç duhej.

“Shumë përdorues të WhatsApp-it nuk kanë një numër të kartës së debitit ose kreditit, prandaj shqetësohen se mos humbasin kontaktet me miqtë ose familjarët pas një viti. Prandaj gjatë javëve të ardhshme, ne do të heqim pagesat nga versione të ndryshme të aplikacionit dhe WhatsApp nuk do t’ju tarifojë më një pagesë për shërbimin”, sqaron kompania.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button