Edhe Kirovski ndahet me Shkëndijën

Hristijan Kirovski ka firmosur kontratë një vjeçare me skuadrën e kategorisë së dytë të futbollit në Tajlandë, Praçuap, duke i dhënë fund qëndrimit në taborin e Shkëndijës. Sulmuesi erdhi në Shkëndijë në fillim të sezonit garues 2014-2015, ndërsa largohet pas një sezoni e gjysmë.

Në vjeshtë ai u përball me hapsira të pakta për të luajtur, situatë kjo që e detyroi të mendojë për të kërkuar ekip ku do të luante si titular. Pas interesimit të ekipeve nga Greqia dhe vendi, shtatëlarti ka gjetur akordin me tajlandezët për bashkëpunim njëvjeçar, ndërsa Shkëndija këtu nuk ka bërë problem duke lejuar largimin e tij 6 muaj para skadimit të kontratrës.

KF Shkëndija falënderon Hristijan Kirovskin për kontributin e dhënë në fanellën ‘kuqezi’, duke i dëshiruar gjithë të mirat dhe suksese në vazhdim të karrierës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button