Reagojnë qytetarët e Karposhit, të rikthehet plani urbanistik në debat publik

Pas reagimit të Komunës së Karposhit se gjelbërimi në këtë territor nuk do të preket, qytetarët e kësaj ane të Shkupit me anë të letrës kundërshtojnë realizimin e planit urbanistik. Sipas nismës joformale qytetare “Ne jemi Karposh 4“, nëse ky ligj votohet, atëherë ndikimet e saj do të jenë shumë të mëdha, njofton TV21.

Komuna e Karposhit nëpërmjet sektorit për urbanizëm për televizionin 21 sqarojnë se parqet nuk do të preken dhe se gjithçka është votuar në suazat e ligjeve të Republikës së Maqedonisë.

“Të gjitha parametrat në Planin Urbanistik janë në Planin e Detajuar. Nuk janë të prekur sipërfaqet e gjelbra.  Ja ku e keni kopshtin e fëmijëve, ja ku e keni çerdhen. Për shkak se qytetarët ankohen për vendin e parkingjeve, pak e kemi zgjeruar zonën e parkingjeve. Kopshtet e fëmijëve mbeten”, tha Bllagiva Bllazhevska nga Sektori për Urbanizëm Karposh.

Mes tjerash, nisma joformale “Ne jemi Karposh 4” thanë se kërkesa e tyre është e bazuar edhe në studimin e fizibilitetit të USAID-it, i cili sipas tyre, qartë nënvizon problemet e planit të propozuar urbanistik si dhe ndikimin e saj në jetën e qytetarëve të kësaj komune.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button