Koxias: Duhet të vazhdojnë bisedimet politike mes Athinës dhe Shkupit

“Maqedonia dhe Greqia duhet t’i vazhdojnë bisedimet politike të cilat janë hapur muajt e fundit”, porositi ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias pas takimit të djeshëm në Bruksel me diplomacinë e Maqedonisë në krye me Nikolla Poposkin, njofton Portalb.

Koxias deklaroi se mediumet greke dje kanë theksuar se në takimin me Poposkin nuk ka pasur momente të reja, por janë marrë vesh të dy palët që të ketë vazhdim të bisedimeve për zbatimin e masave për ngritjen e besimit dhe të vazhdojë dialogu, i cili gjatë kohë ka qenë i ngrirë.

“Patëm takim të shkurt me ministrin e punëve të jashtme IRJM-së me të cilin biseduam për lidhjet tona bilaterale, të cilat duhet mirë të rishikohen prej fillimit. Nuk ka diçka të re nga ky takim, por ngelim me qëndrimin se duhet të vazhdojë bashkëpunimi për masat e ndërtimit të besimit dhe dialogut politik të cilin e kemi hapur”, tha Koxias, njofton Portalb.

Takimi mes Poposkit dhe Koxias është i dyti në afat prej muaji, ndërkaq në interes për mediumet greke ka qenë sepse nuk ky takim nuk ka qenë i paralajmëruar dhe ka ndodhë në kohën e turbulencës politike në Maqedoni. Një pjesë e mediumeve greke ende plasojnë teza se diplomacia greke i sheh, Qeverinë Teknike dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare si mundësi për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Gazeta “Proto Tema”, shkruan, edhe pse periudha e zgjedhjeve në njërin apo tjetrin shtet do të thotë, ngrirje të bisedimeve për çështjen emrit, megjithatë në rrethin diplomatik grek këto zgjedhje shihen si mundësi që bisedimet të jenë më intensive për emrin me qëllim që arrihet kompromis i përbashkët për të dyja palët. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button