Shtatë vende të BE-së kanë bllokuar zonën Shengen

Komisioni Evropian njoftoi se Austria për shkak të situatës me refugjatët mund të zgjasë deri në shkurt apo shtator mbikëqyrjen e kufijve të brendshëm të Shengenit.

Shtatë vende të BE kanë futur kontrollet e përkohshme kufitare brenda zonës Shengen.

 Këtë informacion e bëri të ditur zëdhënësja e Komisionit Evropian, Natasha Berto.

Media evropiane transmetuan njoftimin e qeverisë në Lubjanë se mund të vendosë kontrolle në kufijtë sllovenë.

Berto tha se, bazuar në dispozitat e Shengenit “masat shtrënguese”, i kanë aplikuar Suedia, Danimarka dhe Norvegjia në mbikëqyrjen e kufijve të Shengenit.

Ajo shtoi se për shkak të vlerësimit të situatës aktuale, kufizimi është në përputhje me rregullat e Shengenit, këto masa janë ndërmarrë nga Austria, Franca, Gjermania dhe Malta.

“Austria në shtator të vitit të kaluar njoftoi Komisionin Evropian për të futur mbikëqyrjen e përkohshme të kufijve të brendshëm të Shengenit në përputhje me statutin dhe dispozitat e Shengen”, shpjegon Natasha Berto.

Mediat e BE-së kanë përcjell deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë, që sipas tyre “faza e ardhshme mund të jetë futja e kontrolleve në kufijtë me Slloveninë.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button