LSDM: Gruevski frikohet nga zgjedhjet e lira dhe demokratike

“Vendimi i Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së edhe njëherë e vërteton se Gruevski frikohet dhe ikë nga zgjedhjet e lira dhe demokratike”, reagojnë nga LSDM pas vendimin të KQ-së së VMRO-DOMNE që zgjedhjet të mbahen më 24 prill, njofton Portalb.

“Gruevski nuk do Lista Zgjedhore të pastra që të mund të manipulojë me votues fiktiv. Nikolla Gruevski nuk do mediume të lira sepse i duhet errësirë që ta mbulojë kriminalitetin e familjes në 10 vjetët e fundit. Për LSDM-në, nuk janë të pranuara zgjedhjet pa mediume të lira dhe pa lista zgjedhore të pastruara, përndryshe nëse nuk bëhen këto të fundit ne nuk do të marrim pjesë në zgjedhje”, thonë nga LSDM. /Portalb

Lexo: Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së: Zgjedhje do të ketë më 24 prill

Lexo: BDI dhe VMRO-DPMNE, njëzëri: Zgjedhje më 24 prill (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button