BDI dhe VMRO-DPMNE, njëzëri: Zgjedhje më 24 prill (VIDEO)

VMRO-DPMNE dhe BDI edhe një herë kanë vërtetuar qëndrimin e tyre se nuk lëvizin nga ajo që qëndron në Marrëveshjen e Përzhinos, që zgjedhjet të mbahen më 24 prill, edhe pse paraprakisht nuk është respektuar asnjë afat nga po kjo marrëveshje, raporton Portalb.

“Bashkimi Demokratik për Integrim është angazhuar që kriza sa më shpejt të marr fund. Kemi punuar edhe pas largimit të Johanes Han, me qëllimin më të mirë kemi shpjeguar të gjitha opsionet të gjitha qëllimet që sa më parë kriza të marr fund. Dhe e vetmja zgjidhje që jep fund krizës është organizimi i zgjedhjeve të parakohshme dhe këto zgjedhje do të mbahen më 24 prill të 2016. Kjo datë është vendosur në qershor-korrik të vitit që lamë pas. Prandaj ne kemi insistuar që kjo marrëveshje të respektohet nga të gjitha palët nënshkruese dhe akoma mendojmë se ka hapësirë që të gjithë ata që mendojnë se nuk është datë e qëlluar të reflektojnë. Ne as më shumë e as më pak nuk bëjmë veç asaj që respektojmë marrëveshjen që e kemi arritur bashkërisht”, kështu është shprehur lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Koalicioni për Maqedoni më të mirë, në krye me VMRO-DPMNE-në, sot njëzëri kanë vendosur që të përgatiten për zgjedhjet e 24 prillit, njofton Portalb.

Vendimin për datën, Nikolla Gruevski e ka deklaruar në një konferencë për shtyp, në të cilën nuk janë lejuar pyetjet e gazetarëve.

Sipas Gruevskit, katër partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, kanë nënshkruar se do të mbahen zgjedhjet më 24 prill.ilija_dimovski_1

Në fjalimin e tij, Gruevski nuk i ka përmendur mediumet, ndërkaq në lidhje me çështjen e listave zgjedhore, Gruevski tha që VMRO-DPMNE tërhiqet nga të gjitha vërejtjen dhe ia lë që KSHZ me të gjitha kapacitetet t’i organizojë zgjedhjet.

Përndryshe, sot edhe koordinatori i grupit punues të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, në profilin zyrtar të Facebook-ut, me komentimin “Shkojmë!!!”, e vërteton vendimin të cilin e ka sjellë Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së se zgjedhje do të ketë më 24 prill.

Nga LSDM, thënë që nuk do të shkojnë në zgjedhje më 24 prill.

“Gruevski nuk do Lista Zgjedhore të pastra që të mund të manipulojë me votues fiktiv. Nikolla Gruevski nuk do mediume të lira sepse i duhet errësirë që ta mbulojë kriminalitetin e familjes në 10 vjetët e fundit. Për LSDM-në, nuk janë të pranuara zgjedhjet pa mediume të lira dhe pa lista zgjedhore të pastruara, përndryshe nëse nuk bëhen këto të fundit ne nuk do të marrim pjesë në zgjedhje”, thonë nga LSDM.

Më herët, VMRO-DPMNE dhe BDI kumtuan se e pranojnë metodologjinë e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për pastrimin e Listës zgjedhore, transmeton Portalb.

“KSHZ ka kompetenca, kapacitet dhe përkrahje të plotë nga institucionet e shtetit që ta pastrojë listën zgjedhore dhe ti ndërmerr gjitha masat për organizimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike. VMRO-DPMNE inkurajon KSHZ-në që të jep maksimumin për përmbushjen e obligimeve, për të cilat ka kohë dhe gjithë institucionet t’i plotësojnë kushtet për zgjedhje fer dhe demokratike, kështu duke krijuar ambient demokratik”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button