Lëvizja BESA: Vazhdon diskriminimi i studentëve shqiptarë nga ministri shqiptar

Pas publikimit të rezultateve të bursave nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), ku nga 2704 bursa, vetëm 264 janë ndarë për studentë shqiptarë, Lëvizja BESA reagon ndaj këtij vendimi duke shtuar se sipas tyre, ashtu si në rastet e tjera dhe konkurset e tjera, nuk e ka dertin e arsimit shqip dhe të studentarisë shqiptare.

“Pas mbylljes së programeve studimore në Universitetin e Tetovës, pas shkatërrimit të arsimit fillor dhe të mesëm dhe, në anën tjetër, inicimi i hapjes së një universiteti parazgjedhor e partiak shqip-maqedonisht-anglisht në Shkup, dëshmon vetëm se interesi i këtij ministri nuk është arsimi shqip, sa është pushteti dhe privilegjet që i mundëson ai. Të gjendur në këtë situatë, kur edhe pas kaq vitesh beteja kundër diskriminimit me palën maqedonase dhe tash diskriminohemi edhe nga shqiptarët, Lëvizja BESA i fton studentët shqiptarë që mos të rrinë indiferentë ndaj këtyre vendimeve antishqiptare që merren ndaj tyre, ndërsa me këtë rast garanton se në kohën që BESA do të jetë në pushtet, avancimi, mbrojtja dhe suksesi i arsimit shqip, bashkë me zhvillimin ekonomik dhe politikat sociale, do të jetë ndër prioritetet më të larta të punës së saj”, shtojnë nga Lëvizja Besa.

Lexo: 2704 bursa studentore nga Ministria e Arsimit, vetëm 264 për studentët shqiptar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button