23-vjeçari nga Drenasi të cilin burgu e bëri piktor

Për 23-vjeçarin, A.M., jeta në burg nuk është krejt “zi” si e kanë përshkruar. Ajo që ia lehtëson vuajtjet në qeli është piktura, nëpërmjet të cilës ai paraqet botën e tij të brendshme, por edhe realitetin kosovar. Ky i burgosur u apelon moshatarëve që të mos bëjnë gabime, siç ka bërë ai.

Jeta në burg nuk është një “ferr”, siç mund ta imagjinojnë njerëzit. Të paktën jo për 23 vjeçarin A.M., i cili brenda katër mureve të qelisë ka gjetur shpëtimin.

I dënuar me tre vjet burg, ai mundohet sadopak ta thyejë monotoninë, duke bërë piktura në qelinë e tij, që shumëkënd e lënë pa frymë. Me laps në dorë, A.M. nga komuna e Drenasit e tregon talentin dhe dëshirën në botën e artit, ndërsa pikturat e tij përmes të cilave e shfaq jetën dhe botën e brendshme emocionale, shpreson t’i ekspozojë për publikun kosovar, pasi të dalë në liri.

Ai është dënuar me tri vjet burg, për një problem që e kishte në jetën e tij, por mundohet sadopak që t’i “shtyjë” ditët duke pikturuar.

Përveç izolimit, i burgosuri thotë se është i kënaqur me kushtet dhe trajtimin e stafit. Ai thotë se aktivitete të shumta zhvillohen në Qendrën Korrektuese në Lipjan, për t’ua lehtësuar sadopak vuajtjen e dënimit të burgosurve.

“Nuk është si e paramendojnë njerëzit që në burg është jeta e ndërlikuar, pasi që edhe unë të njëjtën gjë e kam menduar kur kam qenë i lirë, kam menduar se nuk do të mundë të përballoj jetën në burg”, ka thënë për gazetën “Zëri”, A.M.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button