Thaçi realizoi takim me ambasadorin e Bullgarisë dhe të Kosovës

Në vazhdën e takimeve me diplomatë të huaj Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë realizoi takime të ndara me ambasadorin e Republikës së Bullgarisë, Ivan Petkov dhe me ambasadorin e Republikës së Kosovës, Ylber Hysa.

“Në këto takime u diskutua për situatën aktuale politike në vend. Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në ditët në vijim do të vazhdojë takimet me përfaqësuesit diplomatik të akredituar në vend”, shkruhet në njoftimin e PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button