Për tre ditë në Shkup 27 aksidente

­ Gjatë tre ditëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit janë kryer ekspertizë në gjithsej 27 aksidente komunikacioni. Më 15 janar, e premte, policia e trafikut ka kryer ekspertizë në gjithsej nëntë aksidente trafiku. Prej tyre, pesë janë me pasoja dëme materiale dhe katër janë me pasoja lëndime trupore ku lëndime më të lehta trupore kanë marrë pesë persona, prej të cilëve dy shoferë të automjeteve të udhëtarëve, tre bashkëudhëtarë dhe një drejtues i mopedit.

Më 16 janar, e shtunë, policia e trafikut ka kryer ekspertizë në gjithsej 10 aksidente trafiku. Prej tyre, tetë janë me pasoja dëme materiale, ndërsa dy janë me pasoja lëndime trupore, ku lëndime më të lehta trupore kanë marrë dy këmbësor. Dje, policia e trafikut ka kryer ekspertizë në gjithsej tetë aksidente trafiku. Prej tyre, gjashtë është me pasoja dëme materiale dhe dy me pasoja lëndime trupore, ku lëndime më të lehta trupore kanë marrë dy shofer të automjeteve të udhëtarëve, katër bashkëudhëtarë dhe një këmbësor.

Gjatë tre ditëve të kaluara nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar dhe sanksionuar 32 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes me automjetin, 22 shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe të njejtit janë larguar nga komunikacioni. Trembëdhjetë shoferë nuk i kanë respektuar shenjat e komunikacionit në udhëkryqe, gjashtë shoferë nuk e kanë respektuar të drejtën e kalimit të automjeteve në udhëkryqe, si dhe 22 shoferë nuk e kanë përdorur rripin e sigurimit ose kanë përdorur telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button