U përurua një muaj më parë, në rrugën Grushinë-Haraçinë janë paraqitur gropat (VIDEO)

Vetëm  1 muaj pas përurimit të rrugës së asfaltuar në fshatin Grushinë të Shkupit, rruga ka pësuar dëmtime. Në mes të asfaltit të ri është bërë gropë. Banorët ankohen për kualitetin e kësaj rruge si dhe për mos zgjidhjen e problemit të tyre me gropat që ka edhe më tej se kjo 800 metra rrugë, njofton TV21.

Banorët  e Grushinës përveç problemit me rrugën, gjithashtu ankohen edhe për rrymën elektrike që iu ndërpritet shumë shpesh. Ata thonë se telat e rrymës nuk janë ndërruar moti kohë,  dhe frikësohen nga ndonjë dëmtim që do të mund të çonte në fatkeqësi eventuale, me që telat janë shumë të dobëta.

Lexo: Përurohen 3.3 km rrugë të reja në Komunën e Haraçinës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button