Barca shkatërron Bilbaon

Fillimisht Lionel Messi prezantoi Topin e pestë të Artë para afro 100 mijë shikuesve në Camp Nou. Ylli i katalunasve, këtë ditë të veçantë e festoi me gol duke shënuar në minutat e para të ndeshjes nga penaltia që njëherit ishte goli i 10’të për të në La Liga këtë edicion.

Golat tjerë për katalanasit i shënuan, Neymar, Rakitic dhe het’trik nga Luis Suarez i cili qoi në 18 numrin e golave këtë sezon në La Liga, derisa mposhtën Bilbaon me rezultat 6:0.

Kjo ishte një fitore e hidhur për katalunasit pasi Jordi Alba dhe Lionel Messi janë lënduar dhe nuk dihet ende shkalla e lëndimit të tyre.

Tani Barcelona qëndron e dyta në tabelë me 45 pikë të tubuara, dy më pak se Atletico, por skuadra e Enriques ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button