“Bagëti e Bujqësia”, bukuria shqiptare!

Askush nga shkrimtarët shqiptar, nuk i ka kënduar dashurisë e mallit për atdhe, krenarisë kombëtare dhe bukurisë së natyrës shqiptare me një patos aq të zjarrtë e me një gjuhë poetike aq të ëmbël e të bukur, para shkrimtarit të madh Naim Frashëri.

Poema “Bagëti dhe Bujqësia”, është një nga veprat më të bukura e më të frymëzuara jo vetëm të Naimit, por edhe të krejt letërsisë së Rilindjes. Me këtë poemë Naimi krijoi poezinë e madhe të Atdheut e të natyrës shqiptare, ndaj nëse deri më tani nuk e keni lexuar, Portalb ua sugjeron atë ta bëniimages

Siç e tregon edhe titulli, poema përbëhet nga dy pjesë. Në pjesën e parë flitet për punët e blegtorisë, për jetën dhe punën e bariut, kurse në pjesën e dytë për punët e bujkut. Megjithatë, kjo s’është aspak një vepër për këto fusha të jetës. Prej tyre poeti vetëm sa merr pikënisje për të shprehur ndjenjat e flakta patriotike. Në të vërtetë, vepra është një himn poetik i frymëzuar, kushtuar Atdheut, natyrës dhe njerëzve të tij.

“Bagëti dhe Bujqësia” është poemë liriko-epike, boshtin e së cilës e formon lirizmi, shprehja e mendimeve dhe e ndjenjave që i vlojnë në shpirt poetit. Poema hapet me një apostrofë madhështore, e cila me një qartësi të habitshme na sjell para syve bukuritë e natyrës shqiptare, larminë dhe ngjyrat e saj, një peizazh të pafund plot dritë e gjallëri.

Për t’u dhënë jetë ideve e ndjenjave të zjarrta, Naimi krijoi një varg të ri në poezinë shqiptare, vargun 16-rrokësh. Vetëm ky varg i gjerë dhe i qetë mund të jepte atë tabllo madhështore të natyrës shqiptare dhe ndjenjat e përflakura të poetit, ndaj dhe mban emrin e tij, vargu naimjan. Bota romantike e Naimit përmblidhet në ekzaltimin nga bukuritë e natyrës shqiptare të jetës baritore e fshatarake, në dashurinë dhe krenarinë për kombin, në optimizmin dhe ngazëllimin për ditën e bardhë të lirisë.

Poema mbetet një nga faqet më të bukura të poezisë së Rilindjes, me ndikim të fuqishëm edhe në ditët tona, ndaj Portalb ua sugjeron që ta lexoni këtë vepër madhështore. /Portalb

Lexo më shumë:

Libri i javës së parë: “Lufta dhe Paqja” mozaik romancë të mrekullueshme, filozofisë dhe mbijetesës

Libri i javës së dytë: “Dashuri”, prehja dhe rrëmuja e ndjenjave në një vend

Libri i javës së tretë: “Gatsby i Madh”, dëshmia që paraja nuk të bën të lumtur

Libri i javës së katërt: “Prilli i thyer”, vështrimi i jetës nga syri i vdekjes

Libri i javës së pestë: “Don Kishoti i Mançes”, lufta për të arritur të pamundurën

Libri i javës së gjashtë: “Fihi Ma Fih”, lëshojeni shpirtin ta gjejë prehjen

Libri i javës së shtatë: “Njëqind vjet vetmi”, njeriu lufton për të mos arritur asgjë!

Libri i javës së tetë: “Të vrasësh zogun përqeshës”, mos e kërkoni fajin çdoherë te më i dobëti!

Libri i javës së nëntë: “Hanko Halla”, përplasje ideologjike mes gjeneratave, mos e merrni për zemre

Libri i javës së dhjetë: “Doktor Gjilpëra”, kur emancipimi “përkthehet” arsim

Libri i javës së njëmbëdhjetë: “Procesi”, kur nuk ke zgjidhje tjetër pos të shpallesh i fajshëm

Libri i javës së dymbëdhjetë: “Plaku dhe deti”, njeriun mund ta asgjësosh, por jo edhe ta mposhtësh!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button