Edhe një fitore me 5 gola e Realit

Los Blancos kanë mposhtur Sporting Gijonin në Santiago Bernabeu me rezultat 5:1. Skuadra e Zidane ishte e frikshme në pjesën e parë ku i shënuan gjitha golat, por në pjesën e dytë ra disi loja e madrilenëve që madje dhe pësuan gol nga Isma Lopez.

Golat për Realin i shënuan, dy Ronaldo, dy Benzema dhe një tjetër Gareth Bale.

Kjo ishte një fitore e hidhur për Real Madridin pasi humbën dy lojtarët kryesor të skuadrës. Gareth Bale dhe Karim Benzema janë lënduar në këtë ndeshje dhe pritet të mungojnë më shumë se dy javë.

Kjo fitore e rendit Real Madridin në pozitën e dytë në tabelë me 43 pikë, një më shumë se Barcelona, por katalunasit kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button