United triumfon në derbin kundër Liverpoolit

Pjesa e parë i takoi skuadrës vendase të Liverpoolit sa i përket rasteve, ndërsa futbollistët e Unitedit arritën ta ruanin portën.

Ishte Roberto Firmino (’12, ‘30), James Millner (‘13) dhe Adam Lallana (1’0), të cilët u munduan të mposhtin portierin David de Gea, por nuk ia arritën dot gjatë 45 minutshit të parë.

Në pjesën e dytë, te dyja ekipet kishin raste, por vetëm mysafirët arritën të gjenin rrugën e golit.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi sulmuesi anglez, Wayne Rooney në minutën e 78’të të takimit.

Pas kësaj fitoreje, Manchester Unitedi renditet në pozitën e pestë në tabelë me 37 pikë, derisa Liverpooli mbetet në pozitën e nëntë me 31 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button