Enciklopedia anti-shqiptare mbetet ‘jetime’, gabimet nuk përmirësohen

Avazi me enciklopedinë e Maqedonisë do të vazhdojë edhe në vitin 2014. Pasi që nuk janë ndarë mjete në projekt buxhetin e vitit 2014, Akademia e Shkencave dhe Arteve nuk e ka idenë se çfarë do të bëhet me enciklopedinë. Të kontaktuar nga Portalb, ata nuk kishin përgjigje konkrete lidhur me strategjinë për zëvendësimin e pjesëve kundërthënëse. Në vend të kryesisë së ASHAM, u prononcua akademiku Abdylmenaf Bexheti. Ai pranoi se nuk ka hapa para në drejtim të zgjidhjes së kësaj çështje.

“Gjendja ka qenë e diskutuar para një muaji që do të vazhdoj, që të punohet në  këtë drejtim por ende nuk ka hapa përpara. Unë jam në pjesën e njësisë ekonomike ku drejtpërdrejt bëj mbikqyrje në atë situatë. Akoma nuk janë bërë as revidime as përmirësime”, deklaroi Bexheti.

Analisti Albert Musliu shprehet se dëmi është bërë dhe nuk mund të shlyhet, por institucionet duhet të bëjnë gjithçka për të nxjerrë më të mirën nga kjo situatë.

“Ajo duheshte prej në fillim mos të shkruhet, sepse te librat e shkruara kur shkruhen ato nuk mund ti heqësh prej publikut. Një shtet demokratik nuk mund ti grisë një faqe e ti vendos një faqe tjetër. Nuk duheshte të lejojet  të dalë. Po pasi që doli e kanë për obligim të gjitha palët që ishin të involvuara. Edhe ata që shiteshin patriota tek maqedonasit por edhe ata tek shqiptarët që shiteshin trima të insistojnë që të ketë botim të dytë ku do të ketë një pasus se këto faqe të botimit të parë janë tërhequr për këto këto arsye”, deklaroi Musliu.
 
Për shkak të pavërtetave ofenduese për shqiptarët e Maqedonisë, ASHAM tërhoqi nga përdorimi enciklopedinë e shpallurnë shtator të vitit 2009. Është formuar një këshill që duhet të bëjë revidimin e enciklopedisë, por sot e kësaj dite nuk ka funksionuar. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button