L.A Clippers fiton Timberwolves

Los Angeles Clippers thyen 109-107 Minnesota Timberwolves në NBA falë dy yjeve të saj Blake Griffin dhe Chris Paul, që realizuan të dy nga 25 dhe 21 pikë, ndërsa Griffin koleksionoi gjithashtu dhe 10 rebound. 

Në Staple Center, takimi nisi më mirë për miqtë, që falë realizimeve të Kevin Love, i cili e mbylli takimin me 23 pikë të shënuara dhe 19 kërcime shkuan në pushimin e parë në kryesim, për shifrat 26-23. Në çerekun e dytë të lojës, asistet e Griffin dhe goditjet e sakta për tre të J.J Redick kaluan në avantazh Clippers 49-41. 

Takimi ishte spektakolar në Los Angeles, aq sa Minnesota sërish mundi të shkurtojë diferencën, dhe Clippers mundën të mbyllin këtë çerek me vetëm një pikë përpara, 59-58.

Ndeshja pati shumë kthesa në rezultat, dhe 3 minuta nga përfundimi i së tretës, Timberwolves u rikthyen sërish përpara me rezultatin 76-74. Crawford u ngjit në katedër me dy goditje të sakta për tre, dhe Clippers kaluan përpara në fundin e çerekut të tretë me shifrat 85-80. 

Chris Paul mori për dore të tijët në pjesën e fundit të lojës, dhe Clippers shkuan në +11 por Minnesota nuk është ndër ato skuadra që dorëzohen dhe Martin, i cili e mbylli takimin me 30 pikë për të tijët, shkurtoi diferencën deri në 109-107. 

Love gaboi një gjuatje për dy në sekondat e fundit të lojës dhe Clippers mundën të marrin suksesin e tyre, pas një ndeshje spektakolare.

Lajme të ngjashme

Back to top button