Lube Boshkovski vazhdon betejën për liri në Strasburg

Lube Boshkovski ish-ministri i Brendshëm i Maqedonisë  do të vazhdojë betejën e tij për liri në Gjykatën e Strasburgut.

Nga partia thonë se ish-ministri detyrohet të nisë një proces gjyqësor kundër shtetit të tij, për të mbrojtur, siç thuhet, vetveten, të vërtetën dhe drejtësinë. 

Boshkovski, i cili ndodhet në burg për dy vepra penale, ka njoftuar përmes partisë së tij se do të shfrytëzojë të gjitha mjetet ligjore në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë. 

Ish-ministri u dënua me burg fillimisht me akuzën për financimin ilegal të fushatës parazgjedhore dhe, së dyti, për pjesëmarrje në organizimin e një vrasjeje të ndodhur në vitin 2001.

Lajme të ngjashme

Back to top button