Uganda nis hetimet për masakrën e vitit 1979 mbi muslimanët

Ka nisur një hetim lidhur me vrasjen e 67 muslimanëve në Ugandë, menjëherë pas rënies së dikatorit Idi Amin në vitin 1979, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke lajmëruar për nisjen e hetimit, kryeministri Ruhakana Rugunda tha se është formuar një ekip i cili do të bëjë verifikimin e pohimeve të ngjarjes së vitit 1979 dhe pas tre javësh do të dalë me një raport. “Gjetjet nga hetimi do të paraqesin bazë për kompensimin e të dëmtuarve” , tha kryeministri Rugunda.

Duke folur për Anadolu Agency, zëdhënësi i Këshillit të Lartë të Muslimanëve të Ugandës, Hajji Nsereko Mutumba, shprehu pritjet e tij që më në fund pas kërkesave të shumta, çështja e vrasjes së muslimanëve do të zbardhet.

“Nuk mund të persekutoni njerëzit vetëm nga shkaku i besimit të tyre. Isha këtu para se Amin të vij në pushtet” tha Mutumba.

Ndërkohë, gjatë kaosit të cilit i parapriu rënia e diktatorit Amin, në prill të vitit 1979 , persona të armatosur sulmuan dy fshatra në rajonin Sheema të Ugandës dukë vrarë 67 muslimanë, trupat e të cilëve janë hedhur në lumin Rwzi.

Gjatë sulmit në fjalë u dogjën nëntë xhami dhe dhjetëra shtëpi të banorëve muslimanë bashkë me trupat e të vrarëve. Sulmi ka ndodhur pasi komuniteti musliman u akuzua se ka përkrahur Aminin me përkatësi fetare muslimane, gjatë sundimit tetë vjeçar të të cilit qindra mijë banorë të Ugandës u vranë nga dhuna me motive politike dhe etnike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button