Familjarët e biznesmenit nga Gostivari kërkojnë zbardhjen vrasjes

Ministria e Punëve të Brendshme ka theksuar se po punojnë në zbardhjen e  vrasjes së biznesmenit 46 vjeçar nga Gostivari, Zeqir  Zeqiri, por nuk jepen detaje se a ka të dyshuar për vrasjen dhe motivet e saj.

Familjarët e të ndjerit, japin rrëfimet e para, për aktivitetin e tij një ditë para se të ndodhte vrasja në lagjen Butel të Shkupit.

Zeqiri ishte biznesmen i njohur dhe pronar i një dyqani për shitjen e perdeve, duke pasurtreg të gjërë në tërë vendin. Të afërmit e tij kanë treguar se një ditë para vrasjes në dyqanin e tij kishin ardhur disa të interesuar nga Shkupi për të bërë tregti dhe blerjen e perdeve.

Luan Zenku, familjar i afërt ka theksuar se personat që kishin ardhur ishin prezantuar se ishin nga Shkupi dhe kishin lutur Zeqirin që të shkojë në Shkup për të përgatitur perde për një restorant në lagjen Butel të Shkupit.

Ai ishte parkuar në një vend të caktuar paraprakisht dhe se aty ishte pritur nga dy persona, të cilët kishin urdhëruar që ta shoqëronin, ndërsa një i afërm i tij si shoqërues është lutur që të mbetet në makinë, për shkak të sigurisë së makinës. 

Familjarët më tej kanë rrëfyer se Zeqiri ka shkuar me dy personat e panjohur dhe pas një ore ai ka shtuar dyshimet tek shoqëruesi i afërm, i cili e ka marrë në telefon, por nuk hapej telefoni.

Shoqëruesi i viktimës menjëherë ka lajmëruar organet policore, të cilët më pas e kanë thirrur për të identifikuar viktimën që ishte vrarë në Butel. Menjëherë është konstatuar se bëhet fjalë për Zeqir Zeqirin.

Lajme të ngjashme

Back to top button