Vëllazërimi paraqet përforcimet e reja

Skuadra e Ligës së Dytë, KF Vëllazërimi me fillimin e përgatitjeve për sezonin pranveror, përveç 21 lojtarëve të cilët janë në shërbim të trajnerit Xhengis Rexhepi, tani më kanë marrë dhe përforcimet e paralajmëruara.

Sipas asaj që kanë publikuar nga klubi kërçovar, mësojmë se bëhet fjale për portierin e mirënjohur nga Kërçova, Valon Nezirin, si dhe futbollistët shkupjan, Shaban Sulejman i cili vjen në Maqedoni pas një përvoje të mirë në Zvicër si mbrojtësin e majtë Flakron Ajdari i cili vjen nga skuadra e Ligës së parë FC Shkupi.

Gjithashtu pjesë e skuadrës është bërë edhe mesfushori defanziv Liridon Iljazi.
Këto përforcime do të ndikojnë në masë të madhe që Vëllazërimi të arrije synimet në Ligën e Dytë Futbollistike. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button