A ju duhet lënja e duhanit një qëllim i paarritshëm? Gaboheni! Provoni këtë

A ju duhet lënja e duhanit një qëllim i paarritshëm? Gaboheni.

Ja disa metoda që do t’ju ndihmojnë ta shkelmoni këtë shprehi të keqe:

Largoni mendjen nga pirja e duhanit

Shpenzoni kohë me shoqëri, shkoni në kinema dhe filloni të bëni ndonjë hobi që ju pëlqen.

Mbani diçka për të ngrënë me vete gjatë gjithë kohës

Nëse keni nevojë urgjente për të pirë cigare duhet të keni me vete një shishe ujë, çamçakëz apo lëpirëse që të largoni mendjen nga duhani.

Qëndroni me një shoqe që ju bashkëngjitet në lënien e duhanit

Nëse ju dhe shoqja juaj e ngushtë pini duhan është mirë që të dyja të merrni këtë hap në të njëjtën kohë, mirëpo nëse jo, atëherë duhet të gjesh një shoqe që do ta lejë duhanin gjithashtu.

Flisni me dikë nëse keni nevojë për ndihmë.

Flisni me shoqërinë apo prindërit për sfidat që i keni, që t`ju ndihmojnë të kaloni ato.

Mos hiqni dorë

E vetmja mënyrë për ta ndalur duhanin është të mos hiqni dorë. Nëse vendosni të hiqni dorë herën tjetër që do të provoni do ta keni edhe më të vështirë.

Bëni ushtrime

Vraponi në natyrë ose shkoni në palestër sportive, aktivitete ju bëjnë të ndiheni e shëndetshme dhe ju largojnë mendjen nga duhani.

Muajin e parë, shmanguni aktiviteteve që ju i lidhni me pirjen e duhanit

Kur keni pirë duhan më së shumti, kur keni pirë alkool, kafe apo kur keni dalë në klube nate. Mundohuni t`i ikni këtyre aktiviteteve që ju lidhin me duhanin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button