Maqedonia shpreson të behet anëtare e Këshillit për te drejtat e njeriut

Votimi për zgjedhjen e anëtarëve të reja në Këshillin e të drejtave të njeriut  pranë OKB-së, pritet që të bëhet sot. Maqedonia është  njëra nga vendet kandidate për anëtarësim në këtë organ.

Pritet që Maqedonia të jetë pjesë e këtij Këshilli dhe gjatë tre viteve të ardhshme të marrë pjesë rregullisht në punën e këtij organi më të lartë për të drejtat e njeriut.
Për vendet  Evropës Juglindore, janë të rezervuara dy vende. Maqedonia, kësaj radhe shpreson të fitojë përkrahjen e mjaftueshme për t’u bërë anëtare e Këshillit për të drejtat e njeriut në OKB.

Këshilli për te drejtat e njeriut në KB, me seli në Gjenevë, është formuar në vitin 2006. Këshilli ndjek gjendjen mbi të drejtat e njeriut në të gjitha shtete anëtare të KB.

Gjatë vizitës së tij të fundit, shefi I diplomacisë maqedonase, Nikolla Poposki, deklaroi se anëtarësimi në Këshillin për te drejtat e njeriut, është prioritet në politikën multilaterale në këtë periudhë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button