Afrim Gashi: BDI dhe PDSH nuk duan zgjedhje të lira

Zyrtari i Lëvzijes Besa mendon se arsyeja pse partitë shqiptare BDI dhe PDSH shpejtojnë që të ketë zgjedhje më 24 prill, është se ata nuk dëshirojnë zgjedhje të lira. Afrim Gashi thotë se këto parti vazhdojnë me manipulimin e votës.

“Ata shpejtojnë për shkak se lojën dhe manipulimet se si të vidhen votat dhe si tëmanipulohen  zgjedhjet e kanë bërë dhe e kanë praktikuar disa cikle zgjedhore dhe tash kur ka njëmarrëveshje dhe kur ka një presion politik që tërelaksohen dhe të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike ata nxitojnë që të mos ua prish dikush lojën, se ata janë mësuar të luajnë vetëm me atë lojë. Nëse ua  prishë e lojën dhe ata e marrin topin dhe dalin nga loja”, tha Afrim Gashi, nga Lëvizja Besa në emisionin “10 minuta” të televizionit 21.

Sipas Gashit, Lëvizja Besa është e përgatitur por nuk dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje për të cilat nuk ka kushte për tu zhvilluar ato.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button