‘Afterlife’ nga Arcade Fire

Për herë të parë në histori, me datë 3 nëntor të këtij viti u mbajt manifestimi YouTube Music Awards, ishte thjeshtë i mrekullueshëm dhe pak sa i çuditshëm. Ky manifestim u mbajt në New York dhe nikoqirë të këtij evenimenti ishin aktori Jason Schwartzman dhe komediani Reggie Watts. Gjatë kësaj mbrëmjeje performuan artistë të njohur si Lady Gaga, Eminem dhe Arcade Fire. Performansat ishin të drejtpërdrejta dhe ata u filmuan si “videoklipe live” ku muzikantet madje, luajtën role dytësore.

Arcade Fire me këngën e tyre Afterlife (Pas jetës) patën nderin të bëjnë hapjen e YTMAs, gjë që ka kuptim sepse videoklipi i tyre u shpall si videoja më e mirë e mbrëmjes. Yjet si Greta Gerwig, Frances Ha dhe një mori fëmijësh me siguri përfituan më shumë kohë për t’u përgatitur, pasi që ata nuk kishin nevojë të xhironin në mes të kaosit të një transmetimi live.

Interpretimi i Greta Gerwigut ishte tepër mbresëlënës dhe emocionues. Ajo interpretoi (aktroi) pothuajse në përsosmëri nën regjinë e Spike Jonze, i cili dirigjoi një real-time video.

Për të parë listën e fituesve të çmimeve tjera kliko këtu.

Kënaquni duke dëgjuar dhe shikuar Afterlife nga Arcade Fire.

Lajme të ngjashme

Back to top button