Aleksandar Çiçakovski (KSHZ): Nuk bisedoj me gazetarë

Eurodeputeti Riçard Houit dhe eurokomisari për zgjerim Johanes Han kanë marrë dy deklarata të ndryshme për gatishmërinë dhe gjendjen në KSHZ si dhe zgjedhjet e planifikuar për 24 prill. Duke dashur të mësojmë cila nga këto dy deklarata është e saktë dhe nëse kryetari i KSHZ Aleksandar Çiçakovski dy përfaqësuesve evropian u ka dhënë mendime të ndryshme e kërkuam përmes telefonit. Ai shkurt tha : “Nuk flas me gazetarë”.

Pas mbarimit të takimeve të djeshme maratonë të liderëve të katër partive më të mëdha nënshkrues të Marrëveshjes Han dhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtarë, kryeministri Gruevski në deklaratë për gazetarë tha se Han i ka njoftuar se ka qenë i njoftuar nga kryetari i KSHZ, se nuk ka kurrfarë pengesash për zgjedhjet e 24 prillit.

“Komisari Han qartë na tha se kryetari i KSHZ ka njoftuar se s’ka pengesa për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 24 prillit” njoftoi mbrëmë Gruevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button