Mbretëresha e Jordanisë, ka një përgjigje për Charlie Hebdo: Ja çfarë ka mundur të jetë Aylani (Foto)

Mbretëresha Rania e Jordanisë, me një vizatim në në Facebook dhe Twitter i është kundërpërgjigjur karikaturës së botuar kohëve tek javorja satirike franceze Charlie Hebdo.

Kjo revistë kishte paraqitur djaloshin kurd të Sirisë, Aylan – trupi i pajetë i të cilit u gjet në shtator në plazh turk e që preku zemrat e botës – në moshën e rritur e si një përdhunues, transmeton Telegrafi.

Kjo karikaturë sërish nga nxitur reagime të mëdha në botë. Nga revista janë arsyetuar se gjoja kanë dashur të tërheqin vëmendjen tek qëndrimi në Evropë se të gjithë refugjatët janë të përzier në sulmet seksuale në Këln.

Mbretëresha Rania publikon vizatimin e karikaturistit jordanez Osama Hajjaj se çfarë do të mund të ishte Aylan kur të rritej?

Mbretëresha thotë se ai ka mundur të jetë një mjek, një mësues dhe një prind i kujdesshëm.

https://twitter.com/QueenRania/status/688087446173671424/photo/1?ref_src=twsrc^tfw

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button