Shkëndija e fitoi kontrolluesen e parë me Pogradecin

Shkëndija ka shënuar fitore bindëse 4:0 përballë Pogradecit të Shqipërisë (Lider i tabelës në Kategorinë e Parë të Shqipërisë), në ndeshjen e parë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve dimërore.

Shefi i stafit teknik Bruno Akrapoviç për herë të parë drejtoi ekipin në një takim kontrollues, duke u njoftuar prej së afërmi me potencialin e skuadrës. Duke pasur parasysh se ky ishte testi i parë prej fillimit të përgatitjeve, stafi teknik në fushë nxori dy skuadra dhe u dha mundësi të luajnë të gjithë futbollistëve që janë në përgatitje, përfshi edhe 7 të të rinjtë që shijojnë për herë të parë përgatitjet me ekipin e parë.

Shkëndija u shfaq dominuese në teren dhe prej fillimit kërkonte portën kundërshtare, duke performuar lojë me presing të lartë në zonën kundërshtare. Ndryshim nuk pati deri në minutën e 20-të kur Alem Merajiç harkoi në zonë nga krahu i majtë, ndërsa Marjan Radeski me kokë shënon gol të bukur për epërsi 1:0 të Shkëndijës. I njej futbollist arrin të shënojë edhe golin e dytë në minutën e 38-të kur Zhunior vjedh topin pas gabimit të portierit kundërshtar Bytyçi dhe kthen topin para portës për Radeskin që godet saktë për 2:0.

Në fillim të pjesës së dytë trajneri Akrapoviç në fushë nxori komplet 11-të futbollistë tjerë dhe ndryshimi në rezultat erdhi pas vetëm dy minutave lojë. Besnik Shabani harkon bukur nga krahu i djathtë, ndërsa i riu Shefit Shefiti me kokë realizon për 3:0. Shkëndija dominoi në tërësi lojën edhe në pjesën e dytë, ndërsa lëshoi disa raste të mira shënimi. Volei i Korenicës shkoi skaj portës, Shefiti gjithashtu nuk ishte preciz pasi lëvizi bukur në zonë, Husejni humb dy raste të mira kur një herë godet mbi portë e një herë vonohet në reagim, ndërsa në minutën e 87-të tentimi i Korenicës ndalet në shtyllë. Përkundër humbjes së shumë rasteve, Shkëndija arriti të gjejë golin e katërt kur Shpend Asani depërton bukur dhe me një të majtë precize vulos rezultatin final Shkëndija 4, Pogradeci 0.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button