Testimi ekstern, maturantët ankohen për gabime të shumta

Vetëm disa javë i ndajnë maturantët nga testimi ekstern por ata vazhdojnë fuqishëm ta kundërshtojnë këtë proces. Përveç gabimeve të shumta teknike në pyetje, nxënësit vazhdojnë të ankohen se ky model testimi i njohurive të tyre, nuk është objektiv, njofton Alsat M.

Nga Plenumi i gjimnazistëve thonë se nuk kanë asnjë komunikim me dikasterin përkatës për të shprehur shqetësimin e tyre, njofton.

Javë më parë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se baza e pyetjeve është rifreskuar kurse 20 % e tyre janë tërësisht pyetje të reja. 8 janari ka qenë data e fundit kur opinioni ka mundur të parashtrojë ankesa dhe propozime në lidhje me pyetjet që aktualisht ndodhen në sistemin e MASH.

Nga Plenumi i gjimnazistëve vazhdojnë të ankohen se vetëm një numër shumë i vogël i ankesave të nxënësve që janë dërguar deri tani në ministri, janë marrë parasysh. Çdo ankesë e paraqitur kushton nga 1000 denarë, shpenzime që mbulohen nga vetë nxënësit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button