Moska ndryshon qëndrim, nëse Beogradi pajtohet

Rusia mund ta rishqyrtojë qëndrimin e saj për mosnjohjen e Kosovës dhe pengesat për anëtarësim të Kosovës në OKB, nëse Beogradi e bën një kërkesë të tillë, tha ambasadori rus në Beograd, Alexander Chepurin.

“Derisa pozicioni i Serbisë është i patundur, pozicioni ynë, poashtu, nuk do të ndryshojë”, tha ambasadori Chepurin.
Ai shtoi se “respektohen saktësisht marrëveshjet me Serbinë dhe do ta pengojmë çfarëdo përpjekje, që Kosova të bëhet vend anëtar i Kombeve të Bashkuara”.

Siç raporton agjencia Interfax nga Moska, këto komente ambasadori rus i ka bërë në intervistën për gazetën beogradase Peçat, që është transmetuar nga Ambasada e Rusisë në Beograd, transmeton Rel.

“Por, nëse Serbia, Beogradi, thonë “ta njihni”, kjo do të ishte situatë tjetër”, tha Alexander Chepurin, duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me atë se nëse është e mundshme ose jo që anëtarësimi i Kosovës në OKB të mbështetet nga Rusia, e cila është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button