Komuna e Gostivarit: Populli foli me 7 prill, ai dha mandatin Nevzat Bejtës

Nga deklarata e fundit e partisë së kryetarit që i humbi zgjedhjet, qartë mund të vërehet dëshpërimi dhe zullumi që i ka kapluar nga humbja e qeverisjes të Komunës së Gostivarit, qeverisje që u përdor kryekëput për të financuar subjektin e tyre politik dhe jo për të punuar në interes të qytetarëve. 

Tash më ato do të përballen me faktet e keqpërdorimit të parave të qytetarëve dhe aduti kryesor i ndershmërisë që përdorej aq shumë nga kryetari i që i humbi zgjedhjet u demaskua dhe doli në dritë e vërteta. Paaftësia e doktorit profesorit të ekonomisë për të udhëhequr me Komunën u dëshmua gjatë katër viteve të shkuara dhe tani më vetë qytetarët e Gostivarit e bëjnë vlerësimin e punëve që janë bërë për katër vite sa ishin në pushtet humbësit dhe punëve që janë bërë për 6 muaj nga udhëheqësia  aktuale.    

Seancën e fundit të Këshillit Komunal, këshilltarët e partisë minore, duke vazhduar të nënçmojnë inteligjencën e qytetarëve, vazhduan ashtu si punuan për katër vite, me gënjeshtra dhe të pavërteta.

Sa i përket borxhit të Komunës së Gostivarit, qytetarëve u jep një pasqyrë të qartë se si ka lëvizur borxhi nga dita që udhëheqësia e re e mori drejtimin e Komunës. 

Komuna e Gostivarit për kuartalin e parë, Janar – Mars , në gjendjen kontabël borxhi figuronte në vlerë prej 33.589.708,00 den. Në qoftë se kësaj do t’Ja shtojmë edhe rrogat e papaguara 

Lajme të ngjashme

Back to top button