RDK: nuk ka zgjedhje pa zgjidhjen e shumë problemeve

Rilindja Demokratike Kombëtare ka deklaruar se nuk ka zgjedhje pa zgjidhjen e shumë problemeve që e kanë ngulfatur vendin gjatë kësaj periudhe të fundit kohore.

“Takimi i fundit me ndërmjetësimin e komisarit Han që u mbajt mbrëmë në Përzhino, konfirmoi edhe njëherë se vendi nuk është i gatshëm për zgjedhjet e 24 prillit pa zgjidhjen e një sërë problemesh që e kanë karakterizuar vendin. Të gjithë ne jemi dëshmitarë se Maqedonia në vazhdimësi ka organizuar zgjedhje të parakohshme duke premtuar zgjidhjen e shumë problemeve të krijuara në vend, por tani janë pjekur kushtet e nevojshme që së pari të zgjidhen problemet e krijuara nga këta aktorë politik, dhe më pas të shkohet në zgjedhje. Rilindja Demokratike Kombëtare nuk do të marr pjesë në zgjedhje pa zgjidhjen e problemeve kruciale të shkaktuar nga vet aktorët që tentojnë të organizojnë zgjedhjet”, thonë nga RDK.

Sipas tyre, lojërat e ulëta politike të aktorëve politik, si[ thonë ata, të gjitha për interesa personale dhe partiake, do të kenë një kosto të lartë për vendin, prandaj ata konsiderojnë se ndërhyrja e komunitetit ndërkombëtarë është imanente sepse në të kundërtën kostoja do të jetë e madhe edhe për komunitetin ndërkombëtarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button