Çejku, Bashkëpunim i dobët ekonomik mes dy vendeve

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni i cili është na largim, Arben  Çejku, në takimin lamtumirës  të organizuar nga OEMVP, ka komentuar situatën e përgjithshme të këmbimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Nga përvoja  e tij si ambasador, Ç ejku, konstaton se bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve është në nivele shumë të ulëta, duke ia referuar këtë një sërë faktorësh si mungesa infrastrukturore dhe prezantimi i dobët i prodhimeve maqedonase në tregun e Shqipërisë duke përjashtuar mundësinë që politika të jetë pengesë  për vendosjen e një bashkëpunimi më të mirëfilltë ekonomik., .

“Kemi një shkëmbim tregtar rreth 80 milion dollarë i cili është shumë pak për nivelin e marrëdhënieve që kemi, duke përjashtua r krizën e përgjithshme. Në këtë drejtim ka ndikuar edhe infrastruktura prandaj duhet të punojmë më shumë. Disa nga produktet e Maqedonisë kanë më shumë nevojë për t’u prezantuar në opinionin publik në Shqipëri. Këtu kam parasysh kryesisht produktet blegtorale dhe verën”, deklaroi Arben Çejku, ambasador i Shqipërisë në Maqedoni.

Zgjidhjen e këtij problemi Çejku  e shef tek lidhja hekurudhore Maqedoni-Shqipëri e cila duhet të filloj të ndërtohet, si dhe në zonat e lira ekonomike. Por sipas tij nuk duhet që shteti të fokusohet në shkëmbimin  tregtar për shkak se kjo sipas tij nuk sjell rezultate. Ai vlerëson se investimet e përbashkëta si në Maqedoni dhe Shqipëri përveç se shtojnë numrin e të punësuarve, ato rrisin edhe fuqinë eksportuese të vendit. Këto komente ai bëri në takimin lamtumirës të organizuar nga OEMVP. Çejku ka kryer detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni që nga viti 2005. 

Lajme të ngjashme

Back to top button