I ftohti arktik në Shqipëri, temperaturat do të bien deri në -17 gradë

Temperaturat që do të shoqërojnë Shqipërinë ditët e ardhshme do të arrijnë në nivele ekstremisht të ulëta, deri në minus 17 gradë në zonat malore. Kjo për shkak të një mase të ftohti që tashmë ka pushtuar Europën qendrore dhe një pjesë të asaj lindore. Dita e martë dhe e mërkurë e javës që vjen do të shënojë edhe temperaturat më të ulëta, nga -15 deri në -17 gradë në zonat malore, ndërsa ato maksimale do të jenë po në vlera negative, deri në -5 gradë.

I njohur ndryshe si “i ftohti arktik”, acari do të bëjë që ky dimër të jetë më i ashpri në vitet e fundit. Sinoptikanët ftojnë qytetarët që të kenë kujdes pasi këto temperatura do të sjellin edhe probleme të ndryshme, duke përfshirë edhe atë të qarkullimit, pasi era e ftohtë do të konvertojë borën në akull.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button