Zyrë Ndërmjetësimi në Tetovë

Në kuadër të projektit për realizimin e konceptit të drejtësisë restorative, në Tetovë është hapur sot Zyra e Ndërmjetësimit.

Zyra do të jetë dy herë në javë e hapur dhe do të shërbejë për ngritjen e procedurave të ndërmjetësimit, në zgjidhjen e kontesteve civile.

Ndërmjetësi Latif Shabani, thotë se qytetarët dinë shumë pak për shërbimin e ndërmjetësimit dhe për përparësitë e tij. 

“Kjo procedurë është shumë më e shpejtë se ajo që zhvillohet në gjykata, sepse në përputhje me dispozitat e ndërmjetësimit ajo duhet të përfundojë brenda 45 ditësh dhe kjo do të thotë edhe më pak shpenzime kundrejt procedurave gjyqësore. Procedura përfundon me një marrrëveshje mes dy palëve në kontest”, ka deklaruar Shabani.

Sipas tij, ekziston mundësia e ndërmjetësimit edhe në rastet e kryerjes së veprës penale, me dënim me burg deri 5 vjet, por vetëm me rekomandim ose vendim të Prokurorisë Publike.

Në territorin e Komunës së Tetovës punojnë aktualisht 8 ndërmjetës të licencuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button