Fronti Demokratik paralajmëron protesta të reja në Mal të Zi

Kryesia e Frontit Demokratik (DF) sot në seancën e sotme, vendosi që më 24 dhe 25 janar 2016 të organizojë protestë në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë.

“Ngjarjet në skenën politike në Mali të Zi në mënyrë shtesë konfirmojnë politikat e protestës si model i vetëm i mbetur dhe efikas të luftës politike, e cila mund të çojë në formimin e qeverisë së përkohshme dhe organizimin e zgjedhjeve të para të lira dhe demokratike”, thuhet në njoftimin e DF-së.

Kryesia e DF-së shprehu gjithashtu shpresën se subjektet e tjera politike “që janë kundër qeverisë së Milo Gjukanoviçit më 25 janar, nuk do të marrin pjesë në votim e krijuar fars për votëbesimin e qeverisë, dhe se atë ditë do të jenë në frontin e qytetarëve malazezë në parlamentin kombëtarë”.

“Ky paralajmërim është dëshmi se mbijetesa e qeverisë së Gjukanoviçit është argument më i mirë i korrupsionit politik dhe konfirmon se DF kishte të drejtë kur më 27 shtator filloi protestën popullore. Kjo është arsyeja pse ne besojmë se ndaj kësaj dhune kushtetuese e vetmja përgjigje e fortë dhe veprim i sinkronizuar i forcave të vërteta opozitare të cilat nuk do të lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve që më parë të vjedhura”, thuhet në reagimin e DF-së.

Për 25 janar u njoftua në fakt, votimi në parlament për besimin e qeverisë së Malit të Zi, ndërsa mbështetësit e DF-së atë ditë para Parlamentit do të organizojnë protestë, për aq kohë sa do të zgjatë votimi në parlament.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button