Sulmi terrorist në Indonezi, policia në kërkim të qelizës së terroristëve

Policia indoneziane thotë se janë vënë në kërkim të qelizave të terroristëve, të cilët besohet se qëndrojnë prapa sulmeve të kryera gjatë të enjtes në kryeqytetin Xhakarta, transmeton Alsat-M.

Dy civilë, një kanadez dhe një indonezian, si dhe pesë personat e armatosur me eksplozivë, janë vrarë gjatë sulmeve të 14 janarit. Grupi militant Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Policia ka njoftuar sot se i ka identifikuar katër nga sulmuesit, dy nga të cilët të dënuar më parë.

Tre persona janë arrestuar sot në Indonezi në lidhje me terrorizmin por nuk është saktësuar nëse të arrestuarit kanë lidhje me sulmet e së enjtes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button