Fazliu: Shqiptarët duhet të dëgjojnë fjalimin tonë origjinal në shqip

Këshilli i Kanalit Parlamentar sot ka debatuar për kërkesën e grupit parlamentarë të PDSH-së për problemin me emetimin në shqip të seancave plenare.

Për PDSH-në kjo është një çështje politike ndërsa deputetët e BDI-së, LSDM-së dhe VMRO-së thonë se bëhet fjalë për çështje teknike.

Bekim Fazliu insistoi që qytetarët duhet ti dëgjojnë deputetët shqiptarë kur flasin shqip, pa përkthim, ashtu siç dëgjohen deputetët maqedonas.

“Nuk do të ndalemi me protesta dhe do të ndërmarrim edhe masa të tjera”, paralajmëroi Fazliu.

Kryetari i Këshillit të Kuvendit Jani Makraduli tha se qytetarët mund ti dëgjojnë deputetët shqiptarë rrjedhshëm vetëm nëpërmjet operatorëve kabllovik dhe se duhet të bëhet përpjekje që të rregullohet problemi në përgjithsi.

Deputeti I VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski tha se një numër i madh i qytetarëve mund të dëgjojnë deputetët kur flasin shqip pasi që operatorët kabllovik mundësojnë një gjë të tillë.

“Atje ku ne duhet të përqendrohemi është të shohim ku nuk mund të emetohet dhe të mund të përmirësojmë gjendjen” tha Dimovski.

Nexhati Jakupi nga BDI kërkoi takim me përfaqësuesit e Këshillit për Radiodifuzion, RTVM dhe institucionet e tjera kompetente që të tejkalohet ky problem.

Grupi parlamentar i PDSH-së një kohë të gjatë kërkon nga një orë pauzë në seancat parlamentare për shkak se qytetarët nuk kanë mundur të dëgjojnë fjalimin e  tyre në parlament.

Lajme të ngjashme

Back to top button