Xhaferi për Dimitrievin: Person me të cilin mund të bashkëpunosh

Propozimi i VMRO-DPMNE-së që sekretari i përgjithshëm i partisë Emil Dimitriev ta zëvendësojë kryeministrin Nikolla Gruevski për BDI-në është i pranueshëm. Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Talat Xhaferi thotë se Dimitrievin e ka pasur zëvendës në Ministrinë e Mbrojtjes dhe është një person me të cilin mund të bashkëpunosh, njofton Alsat M.

“Unë kam pasur rastin që si Ministër i Mbrojtjes të bashkëpunoj drejtpërsëdrejti me kandidatin për kryeministër të ardhshëm, ka kryer detyrën e zëvendës ministrit të mbrojtjes mund të them se është personi që kemi bashkëpunuar dhe i kemi kryer detyrat në Ministrinë që kemi udhëhequr dhe në këtë drejtim besoj që ai mund të kryej dhe të marrë përsipër të gjitha obligimet që dalin për organizimin e zgjedhjeve më 24 prill”, dekaroi Talat Xhaferi, BDI.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button