Shkëndija me ndeshje kontrolluese edhe në Ohër

Shkëndija prej të enjten ka nisur me ritëm të plotë përgatitjet dimërore. Ekipi është vendosur në Ohër dhe zhvillon nga dy seanca stërvitore në ditë. Në këtë fazë theks i veçantë i kushtohet akumulimit të forcës fizike, ndërsa paralelisht ekipi punon edhe në aspektin tekniko-taktik. Për të parë formën momentale të ekipit dhe futbollistëve, stafi teknik ka caktuar dy ndeshje kontrolluese. Kështu të shtunën në orën 14:00 Shkëndija përballet me Pogradecin e Shqipërisë, ndërsa më 20 janar poashtu në Ohër ekipi do të zhvillojë test me Mlladost Carev Dvorin.

Këto dy ndeshje mes tjerash do t’i shërbejnë trajnerit Bruno Akrapoviç të njihet prej së afërmi me mundësitë dhe kualitetin e futbollistëve që ka në dispozicion. Shkëndija në Ohër do të qëndrojë deri më 20 janar, kur menjëherë pas ndeshjes me Mlladostin kthehet në Tetovë. Më 24 janar skuadra udhëton drejt Antalisë së Turqisë ku do të zhvillohet faza kryesore e përgatitjeve.​

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button