Zyrtare: Gruevski e dorëzoi kërkesën për dorëheqje në Kuvend

Në funksion të tërheqjes, kryeministri, Nikolla Gruevski sot dorëzoi dorëheqjen deri te kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ka njoftuar kryeparlamentari, Trajko Veljanoski, njofton Portalb.

“Sot më është dorëzuar dorëheqja e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Prej këtu, si kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të veproj në pajtim me të drejtat dhe obligimet kushtetuese, ligjore dhe afariste”, konfirmojnë nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanovski.

Përndryshe, “Sipas Marrëveshjes së Përzhinos kryeministri do të duhet të tërhiqet nga posti 100 ditë përpara zgjedhjeve, dhe unë që nesër deri te kryetari i Parlamentit të Maqedonisë do ta dorëzoj kërkesën për dorëheqje”, tha mbrëmë Nikolla Gruevski.

Sipas Marrëveshjes së Përzhinos, kryeministri duhet të tërhiqet 100 ditë përpara zgjedhjeve që zgjedhjet të jenë efektive, ndërkaq ai ka të drejtë përsëri të kandidojë për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ai ka shtuar se këtë po e bën që Maqedonia të del nga kriza. Gruevski tha që ai i ka respektuar të gjitha pikat e Marrëveshjes së Përzhinos, bile sipas tij, ai ka dhënë edhe më shumë se sa është dashur.

“Ne kemi bërë mjaft kompromis, bile kemi qenë të kritikuar se shumë kemi dhënë. Ne i kemi plotësuar të gjitha kërkesat. Zgjedhjet do të duhet të mbahen më 24 prill, unë jam që të mbahen zgjedhjet. Vetë e dini se vendi ynë është në një krizë të thellë politike, verën e kaluar 4 partitë më të mëdha politike bashkë me ndërmjetësuesit e jashtëm, arritëm në një marrëveshje për tejkalimin e krizës. Duhet që të lihen problemet anash që populli dhe shteti të ecë përpara. Detyrat tona ne i kemi kryer. Zgjedhjet e 24 prillit do t’i pastrojnë mjegullat të cilat na i shkaktuan, tërë këtë agoni do ta lëmë pas nesh dhe do të tregojmë se askush nuk guxon ta nënvlerësojë popullin tonë sepse ai e di çfarë do, kënd dhe pse e përmban”, shtoi Nikolla Gruevski.

Përndryshe, “Sekretari gjeneral i VMRO-DPMNE-së, Emil Dimitriev do të jetë kryeministër i Qeverisë Kalimtare, pasi që është konfirmuar me deklaratë dorëheqja e Nikolla Gruevskit”, kjo u konfirmua nga koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski.

Vendimi që Dimitriev të vijë në krye të Qeverisë Kalimtare, është sjellë në seancën e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, e cila është mbajtur mbrëmë.

Lexo: Nikolla Gruevski dha dorëheqje

Lexo: Zyrtare: Ja kush do të jetë kryeministri i ri i Maqedonisë!

Lexo: Zaev: Dorëheqja e Gruevskit, fillim i fundit!

Lexo: Dokumenti me nënshkrime, pikat që u morën vesh liderët e Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button