Janeva u ankohet eurodeputetëve: Nuk kemi bashkëpunim të mirë me Gjykatën

Prokuroria Speciale për ndjekjen e veprave penale që dalin nga përmbajtja e përgjimeve të cilat janë bërë në mënyrë jo-ligjore, njofton se në takimin e prokurores speciale, Katica Janeva me eurodeputetët, Ivo Vajgëll, Riçard Hovit dhe Eduard Kukan, është biseduar për shumë çështje, por ajo që më tepër ka mbizotëruar në këtë takim ka qenë, bashkëpunimi mes Prokurorisë Speciale dhe Gjykatës si dhe nevoja për ndryshimin e ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve në pjesën e kompetencave të kësaj Prokurorie, njofton Portalb.

Në lidhje me bashkëpunimin mes Prokurorisë Speciale dhe Gjykatës, Janeva u është ankuar eurodeputetëve se nuk ka bashkëpunim të mirë, sipas saj kjo është rezultat i praktikës së re të cilën Gjykata do ta imponojë kur Prokuroria Speciale i kërkon lëndën për t’i shqyrtuar.

Janeva më tej ka shtuar se shpreson që në të ardhmen Gjykata të jetë më transparente dhe të ketë bashkëpunim më të mirë me Prokurorinë Speciale.

Me këtë rast, Janeva ka njoftuar publikun e gjerë se lëndët të cilët janë dorëzuar nga LSDM janë duke u shqyrtuar dhe tani për tani Prokuroria Speciale nuk është në gjendje që të jep informata më të hollësishme, por në rastin kur do të ketë diçka që duhet ta dijë publiku do të informojnë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button