Armët kimike, nisin protestat masive

Protesta e djeshme e banorëve të komunës Shirgjan në Elbasan, kundër shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë në uzinën e Mjekësit, është pasur nga një tjetër protestë sot, po në qytetin e Elbasanit.

Nxënës të shkollave të mesme protestuan paraditen e sotme në bulevardin “Aqif Pasha”, në Elbasan, ndërsa qytetarë të shumtë iu bashkuan nxënësve me parrulla në duar, ku kërkonin ndalimin e sjelljes së armëve kimike në Shqipëri dhe ndalimin e asgjësimit të këtyre armëve në zonën e Mjekësit.

Një ditë më parë banorët e komunës Shirgjan, protestuan pranë uzinës së Mjekësit, ku kundërshtuan asgjësimin e armëve siriane në Shqipëri dhe u shprehën se kishin frikë nga një “Gërdec” i dytë.

Protestat kundër armëve kimike të Sirisë do të vazhdojnë sërish sot në orën 13.00 nga Aleanca Kundër Importit të Lëndëve Helmuese. Mësohet se AKILH do të dalë çdo ditë në protestë kundër armëve kimike të Sirisë. Protesta do të nisë mesditën e sotme përpara kryeministrisë, ndërsa protestuesit do të mbajnë në dorë një peticion 100 metra të gjatë.

Por shqiptarët do të protestojnë edhe në Amerikë. Forumi Shqiptaro-Amerikan për Demokraci ka ftuar të gjithë shqiptarët që jetojnë në SHBA që ditën e martë, në orën 19:00 përpara selisë së OKB-së në Nju Jork, të bashkohen në një manifestim paqësor solidariteti për t’i thënë jo shkatërrimit të armëve kimike nga Siria

Lajme të ngjashme

Back to top button