fbpx

Rama: Referendumi popullor, një mundësi për Reformën në Drejtësi

Kryeministri Edi Rama, në prag të mbledhjes së radhës të Komisionit të Reformës për Drejtësi, ka postuar në Facebook videon e intervistës me gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu. Kryeministri shkruan se reforma është për të zgjidhur një hall kombëtar, dhe jo për t’ia hedhur popullit me një Pazar të shitur për konsensus.

Në postimin e tij, Rama e lë të hapur edhe mundësinë për t’iu drejtuar referendumit popullor për Reformën në Drejtësi, nëse nuk gjendet një konsensus, jo vetëm me opozitën, por edhe brenda vetë mazhorancës.

Statusi i kryeministrit:

Reforma në Drejtësi për të zgjidhur me kurajo e vullnet të mirë një hall kombëtar, jo për t’ia hedhur popullit me një pazar politik të shitur për konsensus.

Intervista e plotë me gazetarin Muhamed Veliu, dhënë dje për Top Channel mbi ecurinë e procesit të Reformës në Drejtësi dhe koherencën e këtij procesi shembullor për organizimin, profesionalizmin, bashkëpunimin ndërkombëtar; mbi nevojën për konsensus si mirëkuptim i ri politik, bazuar mbi raportin final të Komisionit të Venecias dhe kurrësesi si pazar të vjetër bazuar në interesa që dihen botërisht; mbi referendumin popullor si mundësi shumë e mirë, për ta përfshirë çdo shqiptar në gjykimin fundor të çdo mosdakordësie që mund të mos e zgjidhin dot mes veti shumica dhe pakica parlamentare”.

rama fb reforma

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button