fbpx

“Unitetit” themeloi degën në Saraj

Partia politike “Uniteti” mbrëmë themeloi degën e saj në Saraj të Shkupit. Kuvendarët e Sarajit në mënyrë aklamative zgjodhën për kryetar të degës inxhinierin e ndërtimtarisë Osman Loki. Gjithashtu u zgjodhën edhe organet tjera lokale të “Unitetit” që parashihen me statutin e partisë.

Kryetari i ri pas zgjedhjes shpalosi edhe plan programin e tij për veprim në mandatin katër vjeçar. “Uniteti” vazhdon strukturimin e tij nëpër vendbanimet shqiptare dhe së shpejti paralajmëron mbajtjen e Kongresit të parë të partisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button