Në Shkup dje 12 aksidente, 8 të lënduar

Gjatë 24 orëve të kaluara në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë rrugore është bërë ekspertizë në gjithsej 12 fatkeqësi në komunikacion. Prej tyre, shtatë janë me pasojë dëm material dhe pesë janë me pasojë lëndim trupor në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë tre drejtues të automjetit motorik, dy bashkudhëtarë dhe tre këmbësorë.

Gjatë ditës së kaluar nga ana e policisë rrugore janë zbuluar dhe sanksionuar 16 drejtues të automjeteve të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së automjetit. Katërmbëdhjetë drejtues e kanë drejtuar automjetin pas skadimit të patentë shoferit apo pa patentë shoferi, katër drejtues nuk i kanë respektuar shenjat e komunikacionit në udhëkryqe, si dhe 11 drejtues të cilët nuk e kanë përdorur rripin e sigurimit apo kanë folur në celular gjatë drejtimit të automjetit.

Me ndihmën e automjetit special “karrotreci” dje nga policia rrugore janë larguar 64 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit. Sot me fillim prej orës 11 Shoqata nacionale e autoshkollave, drejtuesve të automjeteve dhe instruktorëve “Obuka L” vazhdon me protestën e qetë para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Ngjarja e dytë e jashtëzakonshme do të mbahet para ndërtesës së Qeverisë në bul. “Ilinden”, ndërsa do të fillojë në orën 11 e 45 minuta në të cilën ish­punonjësit e “Aluminës” do të mbajnë protestë të qetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button