Shkup, lagjja shqiptare Serova në kaos urbanistik (FOTO)

Banorët e lagjes Serovë shprehen të dëshpëruar pasi që vendi i ish Higjienës Komunale është rrethuar dhe ka gjasa që së shpejti të fillojnë punimet në atë hapësirë.

Kohë më parë nga Komuna e Çairit, gjegjësisht Rami Qerimi tha se së shpejti ai vend do të rregullohet dhe në të do të ndërtohet kompleks banesash.

“Plani urbanistik për atë pjesë është bërë dhe së shpejti pritet që të rregullohet ajo hapësirë. Meqë ajo pronë është private dhe është e BFI-së, ne si komunë nuk kemi kompetenca mbi të, mirëpo nga BFI kanë kërkuar nga ne që të hartojmë plan urbanistik sipas kërkesave të tyre dhe së shpejti pritet që aty të ndërtohen kompleks banesash”, tha për Portalb Qerimi.

Ish higjiena komunale Çair
Ish higjiena komunale Çair

Banorët thonë se me ndërtimin e ndërtesave tjera në këtë komunë do të mbizotërojë kaosi.

“Na shkatërruan, nuk vrasin mendjen fare për makina për parkingje për zona të gjelbra që nuk ka fare në këtë lagje, por vetëm ndërtesa, vetëm përfitime personale. Është e tmerrshme, s’kemi ku të kalojmë ne këmbësorët çdo familje ka nga një apo dy makina, s’ka plan urbanistik kurse këta ndërtojnë objekte dhe komplekse”, tha A.H., banor i kësaj lagje.

Ish higjiena komunale Çair
Ish higjiena komunale Çair

Ata thonë që politika shkatërroi planin urbanistik dhe se të gjitha ndërtesat që bëhen kanë probleme me proceset e legalizimit.

“Kjo ndodh vetëm tek ne, kush të dojë mund të bëjë ndërtesë, normal vetëm nëse e ka mirë me ata të komunës. Po a nuk e shohin që për faj të tyre është shkatërruar lagjja, janë ngushtuar rrugët, janë ndërtuar objekte pa leje. Ka ngel ndërtesa pa rrymë me muaj shkaku i mos pajisjes me leje ndërtimi dhe fletëpronësi. Po askund në botë nuk ka kështu vetëm në Çair”, tha S.I.,banor./ Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button